“Minareja e xhamisë së Et’hem Beut nuk është e dëmtuar”/ Myftiu i Tiranës hedh poshtë lajmin: E pavërtetë

23/01/2021 21:57

Myftiu i Tiranës ka hedhur poshtë lajmin e dëmtimit të minares së xhamisë së Et’hem Beuty.

Sipas Lauren Lulit,  janë të pavërteta lajmet që kanë qarkulluar sot në media lidhur me dëmtimin e minares së xhamisë së Et’hem Beut në qendër të kryeqytetit.

Xhamia sqaron ai është drejt përfundimit të procesit të restaurimit të saj duke përfshirë të gjitha pjesët përbërese të saj.

Në respekt të të gjithë besimtarëve, të cilët janë shqetësuar për xhaminë Et’hem Beu, pas disa lajmeve të pa vërteta që po qarkullojnë ditën e sotme, sqaroj se:

-Xhamia Et’hem Beu është drejt përfundimit të një restaurimi të plotë dhe të detajshëm të saj. Nga minareja, çatia, afresket dhe deri te abdes-hanet.

Restaurimi është bërë me kujdes dhe përkushtim të përkryer nga restauratorët, të cilët gjej rastin t’i falenderoj. Xhamia Et’hem Beu së shpejti, me ndihmën e Allahut, do t’u kthehet besimtarëve të kryeqytetit për të 5 vaktet e namazit.” – shkruan Luli në Facebook.

Top Channel