Durrës/ Dhunonte fizikisht dhe psikologjikisht vajzën me të cilën bashkëjetonte, arrestohet 38 vjeçari

23/01/2021 11:39
Foto ilustruese

Shtetasi që jetonte në Durrës është arrestuar në flagrancë nga policia mëngjesin e sotëm.

Në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin D. K., 38 vjeç, banues në Durrës, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij”, shkruhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu, nga policia e Durrësit bëhet me dije se sot është arrestuar edhe shtetasi B.D, 23 vjeç, i dënuar me 4 muaj burg për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel