Foto ilustruese

Komisioni Rregullator miratoi ditën e sotme rregullat për përdorimin e kamerave regjistruese e monitorëve për numërimit të votave gjatë zgjedhjeve të 25 prillit.

Në ambientet e numërimit të votave do të ketë mbi tavolinë kamera regjistruese me rezolucion të lartë dhe monitorë për shfaqjen e fletëve të votimit përpara vlerësimit të tyre në vendin e numërimit të votave. Për herë të parë, kamerat e tavolinave të grupeve të numërimit të votave do të transmetojnë imazhet e tyre pranë zyrave qendrore të KQZ-së.

Sipas vendimit, regjistrimi filmik transmetohet në kohë reale në monitorë të vendosur përballë vëzhguesve të subjekteve zgjedhore, ruhet në medien elektronike dhe dorëzohet në KQZ me materialet e tjera zgjedhore.

Tiranë më 22.01.2021

Komisioni Rregullator miratoi unanimisht rregullat proceduriale për përdorimin e kamerave regjistruese e monitorëve në VNV.  Komisioni Rregullator shqyrtoi dhe miratoi projektvendimin “Rregullat procedurale për përdorimin e kamerave regjistruese e monitorëve (ekraneve) në vendet e numërimit të votave dhe transmetimin në kohë reale nga vendet e numërimit të votave në ambientet e KQZ-së për zgjedhjet për Kuvend të datës 25 prill 2021”. Vendimi i miratuar unanimisht parashikon rregullat procedurale për përdorimin e kamerave, regjistrimin, ruajtjen dhe dorëzimin e materialit filmik në VNV, riprodhimin e materialit të regjistruar dhe afatin e ruajtjes së materialit të regjistruar. Kamerat regjistruese me rezolucion të lartë dhe monitorë (ekrane) për shfaqjen e fletëve të votimit përpara vlerësimit të tyre në vendin e numërimit të votave, (VNV), instalohen mbi tavolinën e numërimit në mënyrë të tillë që bëjnë të mundur regjistrimin e vlerësimit të çdo flete votimi. Regjistrimi filmik transmetohet në kohë reale në monitorë të vendosur përballë vëzhguesve të subjekteve zgjedhore, ruhet në medie elektronike dhe dorëzohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve së bashku me materialet e tjera zgjedhore. Për herë të parë, kamerat e tavolinave të grupeve të numërimit të votave do të transmetojnë imazhet e tyre pranë zyrave qendrore të KQZ-së, në çdo kohë kur paraqitet ndonjë problematikë ose kur i kërkohet nga KQZ.

Top Channel