Zgjedhja e anëtarëve prokurorë në Këshillin e lartë të Prokurorisë, mbledhja më datë 28 janar (detajet)

22/01/2021 17:19

Pas hapjes se vendeve vakant për dy anëtarë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Prokurori i Përgjithshëm ka thërritur mbledhjen e përgjithshme të prokurorëve për zgjedhjen e anëtarëve prokurorë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë më 28 janar.

Kandidatët për anëtarë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë janë si më poshtë:

• Z. Moisi Duda, prokuror, Prokuroria e Apelit, Durrës;
• Z. Zeqir Hoda, prokuror, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë;
• Znj. Eloida Goxhi, prokuror, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Berat;
• Z. Albert Kuliçi, prokuror, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë;
• Znj. Elona Alvora, prokuror, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë.

Shpallja e rezultateve do të njoftohet brenda ditës së votimit.Vendimi i shpalljes së rezultatit do të shpallen zyrtarisht në faqen zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme, jo më vonë se 24 orë nga mbyllja e Mbledhjes së Përgjithshme. Vendimi për shpalljen e fituesve dërgohet nga Prokurori i Përgjithshëm për t’u botuar në Fletoren Zyrtare, në përputhje me nenin 115/ 7 të ligjit 115/2016.

NJOFTIM

Për thirrjen e mbledhjes së përgjithshme të prokurorëve
dhe procedurën e organizimit të votimit për përzgjedhjen e anëtarëve prokurorë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, KLP

Në mbështetje të ligjit nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, neni 279, pika 6 dhe neneve 111 e vijues, pas hapjes se vendeve vakant për dy anëtarë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Prokurori i Përgjithshëm thërret mbledhjen e përgjithshme të prokurorëve për zgjedhjen e anëtarëve prokurorë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Bazuar në neni 109, të ligjit 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, u bë verifikimin e plotësimit të kushteve ligjore pas mbylljes së afatit për dorëzimin e të shprehjeve të interesit, nën përgjegjësinë e Prokurorit të Përgjithshëm. Sipas përcaktimeve nenit 105, pikat 2 dhe 4, të këtij ligji, rezultoi se kandidatët që kanë shprehur interesin, për të konkuruar në vendet vakante, plotësojnë kushtet ligjore për të kandiduar si anëtarë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë sipas Relacionit nr. 1681/1, datë 22.01.2021.

Njoftohen prokurorët e prokurorive të të gjitha niveleve se mbledhja do të zhvillohet në datën 28.01.2021, ora 08.°°, pranë “Polit të Drejtësisë”.

Kandidatët për anëtarë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë janë si më poshtë:

• Z. Moisi Duda, prokuror, Prokuroria e Apelit, Durrës;
• Z. Zeqir Hoda, prokuror, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë;
• Znj. Eloida Goxhi, prokuror, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Berat;
• Z. Albert Kuliçi, prokuror, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë;
• Znj. Elona Alvora, prokuror, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë.

Nisur nga fakti se zgjedhja e anetarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, është një kerkesë e ligjit 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, e cila është e lidhur ngushtë me funksionim e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, lind detyrimi që organizimi i mbledhjes së prokurorëve dhe e gjithë procedura e votimit për anëtarët prokurorë të KLP-së të realizohet, duke marrë të gjitha masat në përputhje me rregullat e përcaktuara nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, për të shmangur përhapjen e COVID-19.

Nga ana e Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm janë marrë masat që kjo mbledhje të zhvillohet në mjediset e Polit të Drejtësisë, duke shmangur tubimin dhe grumbullimin e personave në mjediset e e brendshme dhe të jashtme të ndërtesës.

Me qëllim realizimin e këtij aktiviteti, procedurat e përcaktuara në ligjin 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” dhe Rregullores Nr 3152/5 datë 11.12.2018, “Per procesin e votimit për përzgjedhjen e anëtarëve Prokurorë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë”, rregullat e regjistrimit të prokurorëve pjesëmarrës, të paraqitjes së platformave dhe të votimit, do të ndjekin rregullat e percaktuara në aktin normativ Nr.3 datë 15.03.2020, Urdhrin Nr. 633 datë 17.11.2020, dhe akte të tjera nënligjore të dala për të kufizuar përhapjen e Covid -19.

Në përputhje me parashikimet e ligjit nr.115/2016, prokurorët do të njihen me platformat e kandidatëve përmes postës elektronike, bashkëlidhur këtij njoftimi. Platformat do të publikohen edhe në faqen zyrtare të internetit të Prokurorisë së Përgjithshme.

Rregullat për mbarëvajtjen e procesit të votimit

• Ju kërkohet prokurorëve që të kenë maska mbrojëse në momentin e regjistrimit, të votimit apo qëndrimit në mjediset e jashtme të godinës dhe të përdorin dizifektantët.

• Ju kërkohet prokurorëve që të shmangin grumbullimet dhe qëndrimet në grup si dhe të respektojnë oraret e përcaktuara.

Procedura e regjstrimit të prokurorëve sipas prokurorive

Me qëllim shmangien e grumbullimit të një numri të lartë personash në mjediset e votimit, regjistrimi do të kryhet sipas grafikut të mëposhtëm, me praninë e jo më shume se tre prokurorëve njëkohësisht në mjedisin e posaçëm të regjistrimit.

Administrata e Prokurorisë së Përgjithshme do të mundësojë hyrjen e prokurorëve në mjediset e caktuara, në distancë të sigurt dhe duke përdorur mjetet për dizifektim, sipas rendit kronologjik të përcaktuar si më poshtë.

Orari i Regjistrimi (08:15 – 10:45):

08:15 – 08:20 Prokuroria e Përgjithshme
08:20 – 08:30 Prokuroria e Posaçme
08:30 – 09.00 Prokuroria e Shkallës së Parë Tiranë, Prokuroria e Apelit Tiranë
09:00 – 09.05 Prokuroria e Shkallës së Parë Krujë
09:05 – 09:15 Prokuroria e Shkallës së Parë Durrës, Prokuroria e Apelit Durrës
09:15 – 09:25 Prokuroria e Shkallës së Parë Elbasan
09:25 – 09:30 Prokuroria e Shkallës së Parë Kurbin, Mat
09:30 – 09:35 Prokuroria e Shkallës së Parë Lezhë
09:35 – 09:45 Prokuroria e Shkallës së Parë Shkoder, Prokuroria e Apelit Shkodër
09:45 – 09:50 Prokuroria e Shkallës së Parë Pukë, Kukës, Tropojë
09:50 – 09:55 Prokuroria e Shkallës së Parë Kavajë
09:55 – 10:00 Prokuroria e Shkallës së Parë Lushnje
10:00 – 10:05 Prokuroria e Shkallës së Parë Fier
10:05 – 10:10 Prokuroria e Shkallës së Parë Berat
10:10 – 10:20 Prokuroria e Shkallës së Parë Vlorë, Prokuroria e Apelit Vlorë
10:20 – 10:30 Prokuroria e Shkallës së Parë Gjirokastër, Prokuroria e Shkallës së Parë Sarandë, Prokuroria e Apelit Gjirokastër
10:30 – 10.40 Prokuroria e Shkallës së Parë Pogradec, Prokuroria e Shkallës së Parë Korçë, Prokuroria e Apelit Korçë.
10:40 – 10:45 Prokuroria e Shkallës së Parë Dibër

• 30 min pushim

Përcaktimi i Kuorimit për Votim

Prokurori i Përgjithshëm konform përcaktimeve të nenit 112 të Ligjit 115/16, pasi sigurohet për praninë e më shumë se gjysmës së numrit të përgjithshëm të prokurorëve, njofton për numrin e prokurorëve pjesëmarrës në votim me anë të emailit si dhe me shpallje në ambientet ku do të mbahet procedura e votimit.

Nëse të pranishëm do të jenë më tepër se gjysma e prokurorëve, përmes këtyre njoftimeve (me email dhe shpallje) do të ftohen prokurorët të votojnë në ambientët e godinës së Polit të Drejtësisë.

Procedura e Votimit të prokurorëve sipas prokurorive

Me qëllim shmangien e grumbullimit të një numri të lartë personash në mjediset e votimit, votimi do të kryhet sipas grafikut të mëposhtëm, me praninë e jo më shume se tre prokurorëve njëkohësisht në mjedisin e posaçëm të votimit.

Administrata e Prokurorisë së Përgjithshme do të mundësojë hyrjen e prokurorëve në mjediset e caktuara, në distancë të sigurt dhe duke përdorur mjetet për dizifektim, sipas rendit kronologjik të përcaktuar si më poshtë.

Orari i Votimit (11:15 – 14:00):

11:15 – 11:20 Prokuroria e Shkallës së Parë Dibër
11:20 – 11:30 Prokuroria e Shkallës së Parë Pogradec, Prokuroria e Shkallës së Parë Korçë, Prokuroria e Apelit Korçë
11:30 – 11:40 Prokuroria e Shkallës së Parë Vlorë, Prokuroria e Apelit Vlorë
11:40 – 11:50 Prokuroria e Shkallës së Parë Gjirokastër, Prokuroria e Shkallës së Parë Sarandë, Prokuroria e Apelit Gjirokastër
11:50 – 12:00 Prokuroria e Shkallës së Parë Vlorë, Prokuroria e Apelit Vlorë
12.00 – 12.05 Prokuroria e Shkallës së Parë Berat
12:05 – 12:10 Prokuroria e Shkallës së Parë Fier
12:10 – 12:15 Prokuroria e Shkallës së Parë Lushnjë
12:15 – 12:20 Prokuroria e Shkallës së Parë Kavajë
12:20 – 12:25 Prokuroritë e Shkallës së Parë Pukë, Kukës e Tropojë
12:25 – 12:35 Prokuroria e Shkallës së Parë Shkodër, Prokuroria e Apelit Shkodër
12:35 – 12:40 Prokuroria e Shkallës së Parë Lezhë
12:40 – 12:45 Prokuroria e Shkallës së Parë Kurbin, Mat
12:45 – 12:55 Prokuroria e Shkallës së Parë Elbasan
12:55 – 13:05 Prokuroria e Shkallës së Parë Durrës, Prokuroria e Apelit Durrës
13:05 – 13:10 Prokuroria e Shkallës së Parë Krujë
13:10 – 13:40 Prokuroria e Shkallës së Parë Tiranë, Prokuroria e Apelit Tiranë
13:40 – 13:50 Prokuroria e Posacme
13:50 – 14.00 Prokuroria e Përgjithshme

Administrimi i procesit

Më mjediset ku do të zhvillohet procesi i regjistrimit dhe votimit do të jenë të pranishëm

• Anëtarët e Komisionit të Votimit
• Përfaqësuesi i Ministrisë së Drejtësisë
• Anëtarë të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, Kuvendi i Shqipërisë

Gjatë procesit të votimit, verifikimit të procesverbaleve, hapjes së kutive dhe numërimit të votave, kandidatët mund të qëndrojnë në sallë ose të autorizojnë jo më shumë se një përfaqësues të tyre.

Media do të jetë e ftuar dhe mund ta ndjekë drejtpërsëdrejti procesin në mjediset e posaçme që ofron Poli i Drejtësisë, duke respektuar masat e përcaktuara nga Komiteti i Ekspertëve për shmangien e përhapjes së COVID 19.

Shpallja e rezultatit

Shpallja e rezultateve do të njoftohet brenda ditës së votimit, në adresat zyrtare të emailit, faqen e Prokurorisë së Përgjithshme dhe në media.

Vendimi i shpalljes së rezultatit do të shpallen zyrtarisht në faqen zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme, jo më vonë se 24 orë nga mbyllja e Mbledhjes së Përgjithshme. Vendimi për shpalljen e fituesve dërgohet nga Prokurori i Përgjithshëm për t’u botuar në Fletoren Zyrtare, në përputhje me nenin 115/ 7 të ligjit 115/2016.

Top Channel