Twitter refuzoi të heqë videot me përmbajtje pornografike të fëmijëve sepse “nuk shkel politikat e kompanisë”

22/01/2021 12:48

Twitter refuzoi të hiqte imazhe dhe video pornografike të shpërndara gjerësisht ne rrjet të një adoleshenti, viktimë e trafikimit seksual sepse sipas hetimit të kryer nga kompania “nuk u gjet shkelje e politikave të sigurisë” së kompanisë.

Akuzat vijnë nga një padi, e paraqitur të mërkurën nga viktima dhe nëna e tij në Kaliforni, pretendon se Twitter bëri para nga video, të cilat tregonin se një 13-vjeçar ishte i përfshirë në veprime seksuale dhe është një formë e abuzimit seksual të fëmijëve, ose pornografi për fëmijë, thuhet në padi.

Adoleshenti, i cili tani është 17 vjeç dhe jeton në Florida identifikohet si John Doe dhe ishte  në moshën 13-14 vjeç kur abuzuesit, duke u paraqitur si një shoqe klase, filluan të bisedojnë me të në Snapchat, siaps padisë.

Doe dhe trafikantët dyshohet se shkëmbyen foto nudo para se biseda të kthehej në shantazh: “Ata e kërcënuan adoleshentin se nëse nuk do të dërgonte foto dhe video të tjera, videot e dërguara deri në atë moment do të shpërndaheshin te prindërit, trajneri, pastori i tij”.

Doe, i detyruar vazhdoi të dërgonte video të tij duke kryer veprime seksuale dhe gjithashtu u tha që të përfshinte një fëmijë tjetër në videot e tij, gjë që ai bëri”, pretendon padia.

Përfundimisht, Doe ndërpreu komunikimin me trafikantët dhe ata ndaluan ta ngacmonin atë, por në vitin 2019, videot u shfaqën në Twitter në dy llogari që dihej se ndajnë materiale të abuzimit seksual të fëmijëve. Gjatë muajit të ardhshëm, videot u raportuan në Twitter të paktën tre herë, por gjigandi i teknologjisë nuk arriti të bënte asgjë për këtë derisa në momentin që u përfshi një oficer federal i zbatimit të ligjit”,shkruhet në padi.

Sipas gjykatës, Doe u informua për këto video që qarkullonin në Twitter në janar 2020, pasi shokët e klasës i kishin parë.

Ai paraqiti një ankesë në Twitter, duke thënë se kishte dy postime duheshin hequr sepse ishin të paligjshme, të dëmshme dhe ishin në shkelje të politikave të faqes.

Nëna e Doe paraqiti dy ankesa në Twitter duke raportuar të njëjtin material por nuk mori asnjë përgjigje”, thuhet në padi.

Më në fund në 28 janar, Twitter iu përgjigj Doe dhe tha se ata nuk do të hiqnin materialin, i cili tashmë kishte grumbulluar mbi 167,000 shikim. “Ne kemi shqyrtuar përmbajtjen dhe nuk kemi gjetur shkelje të politikave tona, kështu që asnjë veprim nuk do të ndërmerret”, thuhet në përgjigjen e gjigandit të teknologjisë, sipas padisë.

Çfarë do të thuash që nuk sheh ndonjë problem? Ne të dy jemi të mitur tani dhe ishim të mitur në kohën kur u morën këto video. Të dy ishim 13 vjeç. Ne ishim kërcënuar për këto video që tani po postohen pa lejen tonë“, – shkruajti adoleshenti në Twitter.

Dy ditë më vonë, nëna e Doe u lidh me një agjent nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare përmes një kontakti të ndërsjellë i cili me sukses i hoqi videot më 30 janar, thuhet në padi.

Procesi gjyqësor vazhdon duke pretenduar se Twitter me vetëdije po përdor platformën për të shkëmbyer materiale pornografike të fëmijëve dhe fitimet prej tyre duke përfshirë reklama të ndërthurura midis tweet-eve që reklamojnë ose kërkojnë materialin.

Të enjten, Twitter refuzoi komentin për The Post por më vonë gjatë ditës, ktheu kursin dhe dërgoi një deklaratë me -.

Megjithatë, një zëdhënës i Twitter, i kontaktuar nga “The Post”, ktheu një përgjigje lidhur me çështjen:“Twitter ka tolerancë zero për çdo material që përmban ose promovon shfrytëzimin seksual të fëmijëve. Ne luftojmë në mënyrë agresive abuzimin seksual të fëmijëve në internet dhe kemi investuar shumë në teknologji dhe mjete për të zbatuar politikën tonë“.

Më herët Twitter a ndërmarrë disa veprime, duke ndaluar ose fshirë postime, që sipas kompanisë bien ndesh me politikat e saj, duke përfshirë këtu edhe bllokimin e ish presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Kompania bllokoi faqen e Trump pasi sipas saj “kishte përmbajte që nxisnin dhunë”, duke iu referuar protestës së dhunshme në Capitol Hill.

Top Channel