Durrës/ Arrestohen dy persona, njëri kapet në flagrancë duke vjedhur shishe alkooli në supermarket

22/01/2021 08:31
Ilustruese

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit për vepra të ndryshme penale.

Njëri prej tyre, 36 vjeç, u arrestua pasi u kap duke vjedhur shishe me pije alkoolike në ambientet e një supermarketi. Ndërsa tjetri u konstatua nga policia duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Njoftimi i policisë

Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 36 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke vjedhur disa shishe me pije alkoolike në ambientet e një supermarketi.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin H. M., pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel