Arrestohet në pikën kufitare të Morinës shtetasi nga Kosova, ishte në kërkim ndërkombëtar për “vrasje të mbetur në tentativë”

22/01/2021 15:35
Pika kufitare e Qafë Morinës

Shtetasi kosovar ishte shpallur në kërkim nga ndërkombëtar nga Belgjika.

Shtetasi me iniciale A.V, banues në Skalloc të Kosovës u arrestua në bashkëpunim me Interpol Tiranën.

Shërbimet e policisë kufitare, ndaluan 52 vjeçarin në hyrje të pikës së kalimit kufitar të Morinës.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas rezultoi person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Frënge e shkallës së parë të Brukselit, Belgjikë , ka lëshuar ndaj tij urdhër-arrestin ndërkombëtar, për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Kukës bënë arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin e tij drejt Belgjikës, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957”, shkruhet në deklaratën e policisë.

Top Channel