Ambasada ruse: Akuza të pabaza, zbulimi i emrit të diplomatit kundërshton ashpër praktikën ndërkombëtare

22/01/2021 00:57

Pas shpalljes “non grata” të diplomatit rus në Tiranë, media ruse Sputnik ka shkruar mbi mbi këtë zhvillim në marrëdhëniet dypalëshe.

Sputnik thotë se diplomati është larguar nga Tirana. Ambasada ruse në Shqipëri tha se i konsideron pretendimet e bëra kundër diplomatit të saj si të paarsyeshme. “Ne i konsiderojmë të pabazuara të gjitha akuzat ndaj diplomatit rus të përmendura në këto dokumente.

Ne gjithashtu vërejmë se zbulimi në njoftimin për shtyp i emrit të punonjësit tonë kundërshton ashpër praktikën e vendosur ndërkombëtare diplomatike”-tha misioni diplomatik rus në Shqipëri.

Top Channel