Foto ilustruese

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:00 në aksin rrugor Vlorë-Orikum dhe për pasojë  ka mbetur një i plagosur jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë, makina e llojit “Ford” me drejtues shtetasin E.A, 22 vjeçe është përplasur me mjetin tip “Mitsubishi” me drejtues shtetasin P. Xh, 51 vjeç. 51 vjeçari ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

Nuk dihet shkaku i këtij aksidenti. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po merret me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel