Aksident në aksin Lezhë-Shkodër/ Përplasen dy makina, plagoset një person

22/01/2021 12:03
Ilustrim

Një aksident është shënuar në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në afërsi të fshatit Dajc.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se janë përplasur dy automjete dhe për pasojë ka mbetur i plagosur një person, i cili është dërguar menjëherë për në spitalin rajonal të Lezhë, për ndihmë mjekësore.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.

Top Channel