100 mijë kërkesa për votim me postë/ Diaspora e Kosovës ka të drejtë të votojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit

22/01/2021 15:23

Adil Sylqa tash e shtatë vjet jeton në Pragë ku ka studiuar për Inxhinieri të Sistemeve dhe Informatikë dhe punon IT.

Por Adili çdo herë e shfrytëzon të drejtën e tij për të votuar për zgjedhjet nacionale në Kosovë, pasi thotë se me këtë mund ta ndryshoj të ardhmen e vendit, në të cilin beson se do të kthehet shpejt.

Madje, që vota e tij dhe shoqërisë të numërohen ai tregon se paguajnë postë të shpejtë.

Numri i mërgimtarëve kosovarë që duan të votojnë është dhjetëfishuar.

Derisa në vitin 2010 kishin aplikuar një mijë qytetarë, për zgjedhjet e 14 shkurtit deri tani janë dërguar mbi 100 mijë emaile për aplikim, dhe prej tyre aktualisht janë aprovuar 14 mijë.

Por, jo të gjitha votat e tyre arrijnë të numërohen, pasi çdo herë një pjesë arrijnë pas afatit ligjor.

Për këtë, shoqëria civile propozon që të bëhet ndryshimi i afatit për pranimin e votave nga mërgata.

Votat e mërgatës kanë pasur ndikim në zgjedhjen e kandidatëve për deputet apo edhe kryetar komune.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA