Vlorë/ Sipërfaqe të tëra toke he banesa te rrethuara nga uji në Nartë

21/01/2021 12:18

Sipërfaqe të tëra toke he banesa te rrethuara nga uji.

Kjo është situata që paraqitet në fshatin Nartë disa ditë pas  reshjeve të shiut . Edhe pse reshjet kane pushuar situata në këtë fshat  mbetet problematike. Banoret shprehen se kjo është një situatë e cila përsëritet sa herë ka reshje shiu , pasi çarja e kanaleve të kullimit që vijnë nga fshatrat, Panaja,Oshtimë ,Kërkovë,etj   ka sjellë  derdhjen e ujërave në toka dhe më pas në banesat e banorëve të Nartës. Siç duket dhe nga pamjet shumë banesa janë nën pushtetin e ujit dhe ata pak banorë,kryesisht të moshuara kanë vështirësi për të hyrë dhe dalë nga shtëpitë. Kjo e moshuar tregon se ka 18 ditë pa dalë nga banesa ,pasi niveli i ujit ka qenë shumë i lartë. Nuk është vetëm kjo banesë , por në këtë fshat janë më shumë se 30 të tilla që janë nën ujë ose të rrethuara nga uji.

Kryeplaku i fshatit Mihal Thanasko shprehet se kjo situatë është çdo herë sa ka reshje si pasojë e shkarkimit të ujërave të fshatrave Panaja,Oshtim,Kerkov, dhe situata me ardhjen e shirave në ditët në vijim do të përkeqësohet ,dhe ata kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme pasi shumë shpjet fshati Nartë do të jetë i gjithi nën ujë.   Edhe pse është punuar për hapjen e kanaleve kulluese nga bashkia e Vlorës, situata do të vijojë të jetë e njëjtë po nuk u mbyllën kanalet e ujërave që vijnë nga fshatrat e tjerë.

Top Channel