Tiranë/ Banesa përfshihet nga flakët, policia evakuon në kohë banorët

21/01/2021 23:32

Një banesë është djegur rreth orës 23:00 në Tiranë në rrugën “Mikel Maruli”, ku fatmirësisht nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.

Policia bën me dije se u bë i mundur evakuimi i banorëve duke shmangur rrezikun për ta. Zjarrfikësja ndodhet në vendngjarje dhe bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Ndërkohë vijon puna me grupin hetimor për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Top Channel