Çfarë e shkaktoi 21 Janarin? Bushati: Çdokush që merr një mandat të dytë çmendet…mendo një të tretë

21/01/2021 22:59

Sot mbushen plot 10 vite nga ngjarja e rëndë e 21 janarit, ku mbetën të vrarë 4 qytetarë të pafajshëm, gjatë një tubimi përpara kryeministrisë.

Pas pyetjes se çfarë e shkaktoi 21 janarin, analisti Andi Buashti tha mbrëmjen e sotme në emisionin Open se janë simptoma të një mandati të dytë. Sipas tij çdokush që merr një mandat të dytë çmendet dhe nuk dihet se çfarë mund të ndodhë nëse sigurohet një mandat i tretë duke nënkuptuar nëse Rama do të siguronte përsëri një mandat.

“Demonstrim i pastër i arrogancës së pushtetit, çdokush që merr një mandat të dytë çmendet…mendo se ç’mund të ndodhë me një mandat të tretë. Janë të njëjtat simptoma për të gjithë”, tha Bushati.

Top Channel