“21 Janari”, Bushati: Rama s’ka përgjegjësi politike, bëri detyrën si kryeopozitar

21/01/2021 22:40

Sot mbushen plot 10 vite nga ngjarja e rëndë e 21 janarit, ku mbetën të vrarë 4 qytetarë të pafajshëm, gjatë një tubimi përpara kryeministrisë.

Analisti Andi Bushati tha i bindur mbrëmjen e sotme në “Open” se Edi Rama nuk është përgjegjësi politik i asaj ngjarjeje të rëndë, pasi bëri vetëm detyrën e tij si kryeopozitar në kundërshtim me regjimin. Sipas tij, përgjegjësia politike është vetëm e Sali Berishës, pasi u përgjigj duke nxjerrë armët.

“Edi Rama më 21 janar organizoi dhunën dhe s’ka përgjegjësi politike, ai ka bërë detyrën se është kryeopozitari që përballet me një regjim, nuk qe vetëm blloku i Ilir Metës, ishte fundi i kauzës, grisja e marrëveshjes së krokodilit në Strasburg. Berisha tha do qeveris sipas mendjes sime,..Rama  duhet të kishte më shumë dhunë. Përgjegjësia politike ishte e Sali Berishës së dhunës së vet iu përgjigjën me dhunë dhe ai nxori armët”, tha Bushati.

Top Channel