Sot mbushen plot 10 vite nga ngjarja e rëndë e 21 janarit, ku mbetën të vrarë 4 qytetarë të pafajshëm, gjatë një tubimi përpara kryeministrisë.
Kjo është tema që po trajtohet në emisionin “Open” në Top Channel me panelin e të ftuarve në studio.
Analisti Andi Bushati deklaron se s’ka asnjë provë se kryeministri i asaj kohe Sali Berisha dha urdhrin që të qëllohej mbi protestuesit, por ka prove se ai kërkonte të ndaloheshin hetimet. Ai thekson se përgjegjësia duhet të kërkohet më lart dhe jo tek gardistët apo efektivët që ishin në krye të detyrës atë ditë.
“S’kemi asnjë provë që Berisha tha qëlloni ndaj njerëzve, por kemi prova që Berisha ndaloi hetimet. Këto tregojnë se ai ishte i interesuar të fshihte diçka. Përgjegjësia duhet kërkuar më lart, fajtorët që nga 2 prilli deri 21 janar ngelen anonim, e drejtë dhe e pandershme duke mos i hequr asnjë presje që socialistët e marrin e shkëpusin e luajnë me tragjedinë se po duam të jemi të ndershëm që asnjë krim politik s’është zbardhur”, tha Bushati.
Top Channel