(Video) E rëndë në Librazhd/ Shtylla e tensionit të ulët përfshihet nga flakët, rrezik për banorët

20/01/2021 22:33

LIBRAZHD- Një incident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Librazhd, me rrjetin elektrik.

Mësohet se një shtyllë tensionit të ulët në këtë qytet të ketë pasur kontakte me një objekt dhe për pasojë ka shpërthyer në flakë për disa sekonda.

E gjithë pamja është filmuar nga një qytetar, ku nga videot duket se flakët e dala nga rryma kanë qenë shumë të mëdha.

Fatmirësisht nuk është raportuar për persona të lënduar deri më tani.

Top Channel