Ngjarje e rëndë në Tiranë/ Rrjedhje gazi në një shkollë në “Don Bosko”, 4 nxënës në spital

20/01/2021 10:25
Shkolla ku pati rrjedhje gazi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, ku një shkollë ka patur rrjedhje gazi dhe si pasojë 4 nxënës janë dërguar në spital. Konkretisht rrjedhja e gazit ka ndodhur në kolegjin “Qatar college” në zonën e Don Boskos.

Ngjarja ka  ndodhur rreth orës 09:30, ku mësohet se ka pasur rrjedhje gazi në sistemin e ngrohjes, dhe si pasojë është bërë evakuimi i të gjithë nxënësve të shkollës.

Ndërkohë  janë dërguar në spital, katër prej nxënësve ku po ju jepet ndihma mjekësore, pa probleme për jetën.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, të cilët po punojnë për  normalizimin e situatës.

Top Channel