“Besimi largohet kur trazohet uji”, Rama dorëzon ‘Besën’ tek të tijtë, porosi për mandatin e katërt: Qytetarët të mos ndihen të padëgjuar dhe të papërfillur
Daily Mail publikoi një video të fshehtë, ku mjekët kinezë pranojnë se kishin informacione për koronavirusin por qeveria kineze kishte urdhëruar të mbahej i fshehtë.
Mjekja shqiptare në Itali, Eni Dragoti thotë se edhe Europa kishte informacione për virusin e ri por në fillim heshti. Këtë ajo e shpjegon me interesat ekonomikë. “Në Kinë ka fabrika që prodhojnë për të gjithë botën. Kina nuk donte ta bënte publike sepse i interesonte t’i thoshte botës se akoma po punon dhe shumë informacione janë lënë në errësirë edhe për faj të Europës. I interesonte për shkak të krahut të punës që ka në Kinë”.
Sipas mjekut Florim Cuculi, pas publikimit të kësaj video, studimet e mjekësisë kineze duhet parë me rezerva.
“Duhen marrë me dyshim sepse ata e kanë ditur se për çfarë bëhet fjalë. Të kemi kujdes nga kinezët sepse gënjyen botën! Nuk duhet t’i besojmë studimeve kinezë siç i kemi besuar më parë. A duhet t’i besojmë vaksinës, medikamenteve kinezë? Me kinezët nuk duhet bërë shaka”.
Megjithatë, Dragoti shton se Kina ka bashkëpunuar me shtetet e tjera në studimin e SARS 2. “Direkt nga laboratori kinez erdhën epruvetat e para për t’u studiuar nga laboratorët në Europë. Bashkëpunimi midis shteteve përshpejtoi procesin e njohjes me virusin dhe më vonë në prodhimin e vaksinave, që është arritje për të gjithë”.
Top Channel