Kreu vetëvrasje? Ushtari shqiptar që vdiq në Afganistan, reagon Ministria e Mbrojtjes

20/01/2021 10:46

Një ushtar shqiptar , Xhevair Iljazi, ka humbur jetën mbrëmjen e kaluar në Afganistan në orën 22:40.

Burime bëjnë me dije se dyshohet të ketë kryer vetëvrasje, ndërsa Ministria e Mbrojtjes njofton se po bashkëpunon me komandën e operacionit për të hetuar mbi rrethanat e ngjarjes. Ndërkohë kanë siguruar familjarët dhe personelin se do tu gjenden pranë deri në përmbushjen e misionit.

Njoftimi i plotë: Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura njoftojnë se dje, në orën 22:40 ora lokale në Afganistan, ka humbur jetën ushtaraku me inicialet XH.J. Autoritetet e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm po bashkëpunojnë me komandën e  operacionit për të bërë hetimin e plotë të rrethanave në ta cilat ka ndodhur ngjarja.

Ministri i Mbrojtjes dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm sigurojnë personelin në mision dhe familjet e tyre se do vijojnë të mbështesin e tu gjenden pranë për të përmbushur me sukses misionin. Ministria e Mbrojtjes, Shtabi i Përgjithshëm dhe gjithë personeli i Forcave të Armatosura i shprehin ngushëllimet më të ndjera familjes për ndarjen e parakohshme nga jeta të njeriut tyre të dashur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA