Gëzim i madh për familjen nga Hasi, vijnë në jetë trinjakët e tyre (FOTO)

20/01/2021 11:44

Për familjen Qema nga Hasi sot është një ditë e bekuar, me ardhjen në jetë të trinjakëve Marleo, Ajla dhe Anea.

Lajmin e bëri të ditur vetë ministrja Manastirliu përmes një postimi në “Facebook” ku shkruan: “Gëzim i trefishtë për familjen Qema nga Hasi, me ardhjen në jetë shëndosh e mirë të trinjakëve Marleo, Ajla dhe Anea në maternitetin “Koço Gliozheni”, bashkë me çekun e bebes 360,000 lekë të reja”.

Postimi i plotë i ministres Manastirliu:

“Gëzim i trefishtë për familjen Qema nga Hasi, me ardhjen në jetë shëndosh e mirë të trinjakëve Marleo, Ajla dhe Anea në maternitetin “Koço Gliozheni”, bashkë me çekun e bebes 360,000 lekë të reja.
Nga viti 2019 kur filloi programi universal i bonusit të bebes, më shumë se 65,000 familje të reja që janë gëzuar me fëmijë, kanë përfituar shpërblimin financiar për çdo të porsalindur, nga 40,000-120,000 lekë
#FëmijëtTëParët”.

Top Channel