Rritja e rrogës për arsimtarët në varësi të pozicionit që kanë/ Zbulohet grafika, ja si do të llogaritet

19/01/2021 10:07

Qeveria Shqiptare ka vendosur që këtë fillim viti të rrisë pagat e mësuesve. Së fundmi është zbardhur vendimi se si do të rriten rrogat e arsimtarëve në varësi të pozicionit që ata kanë në sistemin arsimor.

Mësohet se rritja nuk do të jetë e njëjtë, por do të bëhet në shtesën sipas pozicionit të punës.

Ndërkohë ditën e djeshme Ministrja e Arsimit Evis Kushi në një postim në rrjetet sociale, Kushi ka publikuar grafikën, ndërsa shkruan se 2021 do të nisë mbarë për mësuesit, pasi pagat e tyre do të rriten me 15%.

Sipas grafikës viti 2021 shënon edhe rritjen më të madhe të pagës për arsimtarët, krahasuar me vitet e kaluara.

“Viti 2021 fillon mbarë edhe me rritjen e pagës së mësuesve prej 15%!👍 Puna e palodhur, përkushtimi dhe sakrificat e pareshtura të çdo mësuesi në vend do të kenë gjithmonë vëmendjen tonë! Mirënjohje për secilin! 🙏”, shkruan Kushi.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel