I riu nga Kamza shkon në Lushnje për sherr! Pas kontrollit në automjet iu gjend një…

19/01/2021 11:41

Sherri mes dy të rinjve ka përfunduar me prangosjen e njërit prej tyre, duke parandaluar një ngjarje të rëndë që mund të ndodhte.

Policia e Lushnjës njofton se ka prangosur një 28-vjeçar, shtetasin I.B., 28 vjeç, banues në Kamëz, i cili për motive të dobëta ka kanosur shtetasin A. M., në lagjen “Çlirim”, Lushnje.

Pas kontrollit në automjetin e këtij shtetasi, u gjet një shufër metalike, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprat penale “Kanosje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Top Channel