Foto ilustruese

Durrës- Dy persona kanë rënë në prangat e policisë për shkak se rezultonin të shpallur në kërkim.

Një nga të arrestuari është F. M., 47 vjeç, banues në Prizren, Kosovë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 4 muaj burg për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve apo i vizave”.

Ndërsa i arrestuari i dytë është S. K., banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 8 muaj burg për veprën penale “Ndërtim pa leje”.

Njoftimi i policisë:
Bien në prangat e Policisë edhe 2 shtetas të shpallur në kërkim.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasit:
F. M., 47 vjeç, banues në Prizren, Kosovë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 4 muaj burg për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve apo i vizave”.
S. K., banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 8 muaj burg për veprën penale “Ndërtim pa leje”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel