Aksident në punë/ Bie nga lartësia një punëtor në një pallat në ndërtim, dërgohet me urgjencë në spital

19/01/2021 14:49
foto ilustruese

Tiranë- Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Tiranë, ku raportohet se një punëtor ka rënë nga lartësia e një pallati në ndërtim.

Mësohet se punëtori është identifikuar si  F. Ç.,  59 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:40, tek kompleksi “Kodra e Diellit” në një pallat që po ndërtohet.

Njoftimi i policisë:

• Më datë 19.01.2021, rreth orës 13:40, tek kompleksi “Kodra e Diellit”, në një pallat në ndërtim, duke punuar ka rënë nga lartësia punëtori shtetasi F. Ç.,  59 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Top Channel