13 vjeçarja abuzohej seksualisht nga njerku për 3 vite/ Rrëfimi i nënës: Vajza më thoshte ikim nga shtëpia, unë i thosha jo se është turp, ende nuk e dija…

19/01/2021 13:21

Eglantina Xhaferri rrëfen në “Shqipëria live” se bashkëshorti ushtronte dhunë fizike ndaj saj prej dy vitesh.

Eglantina rrëfen: “Ka ushtruar dhunë fizike tërë kohën. Kam akoma një shenjë. Më ka futur një çelësin e makinës në shpatull. Më vinte turp të thosha që më dhunon burri dhe në punë mezi shkoja”.

Tregon një nga rastet e dhunës ndaj saj: “Në 27 dhjetor, kthehem në shtëpi pas një rasti vdekjeje dhe më kishte mbyllur dyert. U futa nga dritarja, pasi ma hapi vajza. Më kapi më qëlloi në stomak. I qëlloi vajzës me pëllëmba.  Aty hyn djali i vogël. Vajza më thoshte hajde ikim, se nuk dua të jetoj më me këtë person…

Abuzimin që Eltoni ushtronte ndaj vajzës, Eglantina e kuptoi më vonë: “Vajza kishte disa shenja. Më thoshte hajde ikim por unë nuk e dija çfarë po përjetonte vajza”.

Eglantina tregon se Eltoni ka tentuar të vrasë veten, por më vonë kuptoi se këtë e bërë vetëm për ta shantazhuar. “Në 1 janar më thoshte ç’do të bëjmë, i thashë nuk mundem më, dua të ndahem.

Pastaj pamë që po përpiqej të varte veten. Por, tani e kuptoj që ishte një intrigë që unë ta falja.

Edhe një herë tjetër, pasi pranoi që kishte abuzuar me vajzën mori thikën të vriste veten, por unë i thashë jo, nuk të dua të vdekur, ik largohu”.

Top Channel