Sondazhet e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit do t’i ndiqni në Top Channel, pasi televizioni ka lidhur kontratë me kompaninë e njohur të sondazheve IPSOS, që mbuloi edhe zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara.

Sondazhet do të jenë çdo muaj, ndërsa më të shpeshta në javët para zgjedhjeve dhe do të bëhen publike në emisionin “Open”.

Për të folur më shumë për mënyrën se si do të kryhen këto sondazhe në një lidhje live në emisionin Open ishte Oliviero Marchese, Drejtor i Përgjithshëm i kërkimeve elektorale.

“IPSOS sikurse u tha është shoqëri ndërkombëtare me origjinë të saj franceze po prezencë globale, lider global mbi opinionet, jemi te pranishëm në 90 vende, po mbulojmë një sasi të madhe fushatash elektorale. Kemi mbi 11 mijë nëpunës“, tha ai.

Intervista në Open

Vërtetësia e sondazheve? 

Përgjithësisht është jashtëzakonisht shumë e mirë, vitet e fundit nuk e kemi gabuar fituesin, ka shumë pak gabime, ishim ndër të paktët që thamë se fitorja e Biden do ishte e gjerë.

Sa e njeh IPSOS Shqipërinë? 

Ne kemi një zyrë aty, unë jam shumë i kënaqur me punë që bëjmë aty, dhe me punën që do bëjmë aty në fushatë, ndoshta dhe Shqipëria do ketë fotografi më të mirë të vetes.

Si do e realizoni sondazhin?

Kampioni për çdo sondazh do jetë prej 1500 intervistash çdo herë, do shpërndahet në të 12 qarqet, por dhe në zonat rurale, gjinia, mosha, arsimimi.
Kampioni do te intervistohet në telefon fiks dhe celular , do kemi dhe një kampion që do bëhet online, që të gjejmë zgjedhësit e rinj që janë më të vështirë për tu arritur në celular.

Mosha?

Natyrisht nga 18 deri 80 vjeç , profili i zgjedhësve.

A jeni në dijeni për vështirësitë lokale këtu, se shqiptarët kur vjen puna te vota janë mosbesues. Po metodologjia me tel është më pak e besueshme?

Edhe në të kaluarën kemi bërë sondazhe në Shqipëri , duke krahasuar rezultatet me telefon dhe ato përballë, dhe ketë herë do bëjmë disa kontrolle që ato që marrim në telefon të jenë koherent. Sa për vështirësinë, kjo nuk është specifik e Shqipërisë, është kudo, vlen në çdo vend. Vështirësia varet dhe nga intervistuesit tanë që të lidhet në mënyrën e duhur me zgjedhësin, që të riponderojë të dhënat me variablat.

Prsh ne pyesim si votuat në zgjedhjet e fundit dhe ne e krahasojmë me atë që jep më vonë, për të krahasuar. Këtë e bëjmë shpesh në të gjitha vendet.

A e keni përcaktuar modalitetin e pyetjeve?

Pyetësori do ketë pyetje që shkojnë nga drejtimi i mirë apo i keq në të cilën po shkon vendin. Ne pyesim për ato që ka probleme Shqipëria, që duhet t’i zgjidhin partitë politike.

Politika ndërkombëtare, korrupsioni deri te mbrojtja. Do pyesim se cilët janë probleme për ta, dhe cilat janë partitë që ata mendojnë se mund t’i zgjidhin këto probleme, për çdo temë do dimë rëndësinë dhe do shohim rëndësinë e partive për këto probleme, se sa të afta shihen ato për t’i zgjidhur ato. Do pyesim edhe për nivelin e besimit që kanë për partitë qytetarët.

Do ketë shumë pyetje mbi problematikat në përgjithësi, por do ketë edhe një pyetje ne lidhet me qëllimet e votës. Prsh do pyetet nëse dikush do shkojë të votojë, a janë të sigurt që duan të votojnë për x parti, a mund të ndryshojnë mendim më vonë.

Kur i kanë bërë sondazhet më herët? Po exit poll do ketë?

Nuk do ketë një exit poll për momentin, sepse thelbësisht mendojmë për sondazhet zgjedhore. Do jenë rreth 10 mijë intervista.

Çfarë sondazhesh keni bërë më herët në Shqipëri?

Bëjmë sondazhe po jo gjithmonë publikohen. ne e njohim shumë mirë tregun shqiptar dhe s’ka arsye pse këto sondazhe elektorale të mos funksionojnë kaq mirë sa të tjerat.

Si do organizohet sondazhi?

Çdo sondazh do ketë 1500 intervista, do shpërndahen në tërësinë e qarqeve, jo në çdo qark do kemi intervista të mjaftueshme, por në tërësi do ketë.

Do kemi një marzh gabimi 3 përqind nga rezultati real.

 

Kompania për Marketing dhe Hulumtim të Opinionit Publik (IPSOS) është një nga kompanitë lider të sondazheve në botë. IPSOS për vite të tëra ka qenë e besuara e televizioneve me prestigjioze, fondacioneve dhe kompanive më të mëdha ndërkombëtare për të realizuar sondazhe politike dhe jo vetëm.

Lexo edhe: https://top-channel.tv/2021/01/18/sondazhet-e-zgjedhjeve-ne-tch-televizioni-kontrate-me-kompanine-ipsos-qe-mbuloi-edhe-zgjedhjet-ne-shba/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA