Peticion online për rikthimin në auditorë/ Mblidhen mbi 6000 firma dhe dorëzohen në institucionet shtetërore

18/01/2021 20:42

Përpjekjet e studentëve për tu rikthyer në auditore vijojnë.

Nëpërmjet portalit ‘studentët denoncojnë’ dy të rinj kanë organizuar një peticion online duke mbledhur mbi 6000 firma dhe i kanë dorëzuar këtë të hënë pranë kryeministrisë, Ministrisë së arsimit dhe asaj të shëndetësisë.

Gjithashtu mësohet se në ambientet e ministrisë së arsimit, u zhvillua një takim mes ministres Evis Kushi dhe rektorët në universiteteve me temë diskutimi rikthimin ose jo ne auditore të studentëve për sezonin e provimeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA