Një ngjarje e rëndë është filmuar në Lezhë, ku një qytetar i quajtur Konstandin Kapedani është dhunuar nga punonjësi i një firme private.
Në video shihet se Konstandin Kapedani shkon të ballafaqohet me punonjësit, por ky i fundit në konflikt e sipër e qëllon me një shkop në pjesën e shpatullës dhe në kokë.
Rasti i rëndë të fjalë është denoncuar me pamje nga kryetari i FRPD-së në Lezhë Albert Loçi. Policia deri më tani nuk ka reaguar lidhur me ngjarjen në fjalë.
POSTIMI I PLOTE:
Prifti Ortodoks i Lezhes z.Koço Kapedani,rrihet nga punetoret e firmes se kontraktraktuar nga Kryetari i Bashkise Pirro 👨🏻✈️ per “kryerjen e punimeve” dhe per dhunimin e qytetareve.
Mire se kjo firme ka disa muaj qe e ka shkatrruar Lezhen dhe lagjet e saj(Beselidhja,Gurra) dhe nuk mban pergjegjesi per afatin e kryerjes se punimeve,por tashme ka filluar te dhunoje dhe qytetaret Lezhjane.
Institucionet heshtin, drejtesia fle gjume ndersa Bashkia Lezhe e ka mendjen te vjedhe qytetaret e saj.
Top Channel