Pamje nga vendngjarja

Tre persona kanë përfunduar në pranga pasi kanë tentuar të vjedhin një dyqan celularësh gjatë mëngjesit të sotëm në lagjen “Kongresi i Përmetit” në Fier.

Gjatë tentativës për të kryer vjedhjen e biznesi të R. C, autorët janë pikasur nga një punonjës i policisë i cili po shkonte për të marrë shërbimin në zonë

Pas përplasjes fizike të tyre, ata kanë goditur me automjetin e tyre mjetin privat të punonjësit të policisë. Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.

Sipas policisë, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Fier/Informacion paraprak

Sot rreth orës 06:10, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, Fier, tre persona të paidentifikuar kanë tentuar për të vjedhur dyqanin e celularëve në pronësi të shtetasit R. C. Gjatë tentativës për të kryer vjedhjen autorët janë pikasur nga një punonjës i policisë i cili po shkonte për të marrë shërbimin në zonën policore. Punonjës i Policisë ka ndërhyrë për të parandaluar vjedhjen duke u përplasur fizikisht me autorët, të cilët gjatë largimit kanë goditur me automjetin e tyre mjetin privat të punonjësit të policisë. Në vendngjarje janë fiksuar prova materiale të lëna nga autorët të cilat do të shërbejnë në zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve. Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel