Foto ilustruese

Pesë persona kanë rënë në prangat e policisë, ndërsa 8 të tjerë janë vënë nën hetim për vepra të ndryshme penale.

A.B.,20 vjeç,banues në Kurbin, i shpallur në kërkim policor, pasi me datë 12.01.2021 ka kanosur me armë zjarri duke qëlluar në ajër shtetasin E.P.,18 vjeç,banues në Kurbin.

Gjithashtu u arrestua G.Gj.,34 vjeç, banues në Kolsh, Lezhë pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për tu ndaluar. I arrestuari tjetër është S.D.,29 vjeç, banues në Lezhë pasi  dyshohet të jetë autor i vjedhjes në bashkëpunim të disa krerëve bagëti të imta me datë 11.12.2020,në fshatin Rraboshtë, Lezhë. A.D.,64 vjeç,banues në Shengjin, Lezhë është arrestuar pasi në aksin rrugor Shkodër-Lezhë,duke drejtuar mjetin e tij tip “Benz” ,në gjendje të duhur është përplasur me mjetin tip “Pegeot” me drejtuese shtetasen  M.M. Edhe G.Gj.,37 vjeç, banues në Lezhë është arrestuar pasi ishte tapë në timpn duke drejtuar mjetin tip “Opel ” dhe pa leje drejtimi.

Në lidhje me protestën e paligjshme të zhvilluar ditën e djeshme, ku qytetarë bllokuan qarkullimin e mjeteve për disa minuta në aksin rrugor Milot-Morinë, në fshatin Munaz, Mirditë  janë vënë nën hetim E.K., K.N., N.D.,  P.P., V.N., Gj.N., L.L., D.N.,banues në fshatin  Rreja e Velës ,Mirditë.

DVP Lezhë

Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Vihen në pranga 5 shtetas, njëri prej tyrë i shpallur në kërkim. Gjithashtu,procedohen penalisht dhe 8 shtetas, të cilët organizuan grumbullim të paligjshëm, penguan qarkullimin e mjeteve të transportit dhe nuk iu bindën urdhrit të Policisë. Shërbimet e Policisë Kurbin, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit: A.B.,20 vjeç,banues në Kurbin, i shpallur në kërkim policor, pasi me datë 12.01.2021 ka kanosur me armë zjarri duke qëlluar në ajër shtetasin E.P.,18 vjeç,banues në Kurbin . Gjithashtu, nga Specialistët për Hetimin e  Krimit në Komisariatin Kurbin ,u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G.Gj.,34 vjeç, banues në Kolsh, Lezhë.Ky shtetas është kapur nga sherbimet e Policisë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për tu ndaluar. Nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë u bë ndalimi i shtetasit S.D.,29 vjeç, banues në Lezhë. Ky shtetas dyshohet të jetë autor i vjedhjes në bashkëpunim të disa krerëve bagëti të imta me datë 11.12.2020,në fshatin Rraboshtë, Lezhë. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A.D.,64 vjeç,banues në Shengjin,Lezhë.Ky shtetas në aksin rrugor Shkodër-Lezhë,duke drejtuar mjetin e tij tip “Benz” ,në gjendje të duhur është përplasur me mjetin tip “Pegeot” me drejtuese shtetasen  M.M. Gjithashtu ,nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor është arrestuar në flagrancë shtetasi G.Gj.,37 vjeç, banues në Lezhë. Ky shtetas është kapur nga sherbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip “Opel “në gjendje të dehur në masën 1.21 mg/l dhe pa leje drejtimi. Ndërsa,specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë, në përfundim të veprimeve të kryera në lidhje me protestën e paligjshme të zhvilluar ditën e djeshme, ku disa shtetas bllokuan qarkullimin e mjeteve për disa minuta në aksin rrugor Milot-Morinë, në fshatin Munaz, Mirditë  kanë filluar procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve:  E.K., K.N., N.D.,  P.P., V.N., Gj.N., L.L., D.N.,banues në fshatin  Rreja e Velës ,Mirditë.  Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Top Channel