U konfliktuan me 2 policë jashtë shërbimit, pranga 2 vëllezërve në Peshkopi

16/01/2021 10:25

Dy vëllezër janë vënën nën prangat e policisë në Dibër pasi janë konfliktuar për motive të dobëta me dy punonjës policie që ndodheshin jashtë detyrës dhe kanë kundërshtuar punonjësit e patrullës gjatë shoqërimit.

Dy të rinjtë, banues në Dibër janë konfliktuar për motive të dobëta me punonjësit e policisë, , duke u shkaktuar dëmtime të lehta trupore. Po ashtu kanë kundërshtuar punonjësit e patrullës duke i penguar në kryerjen e detyrave të tyre funksionale.

Për ta rëndojnë akuzat “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Njoftimi i policisë/ Dibër

U konfliktuan për motive të dobëta me dy shtetas duke u shkaktuar dëmtime të lehta trupore, si dhe kundërshtuan punonjësit e Policisë gjatë shoqërimit në Komisariat, vihen në pranga 2 vëllezërit.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër u bë arrestimi në flagrancë i dy vëllezërve me iniciale R. T., 22 vjeç dhe K. T., 24 vjeç, banues në Dibër.

Arrestimi i tyre u bë pasi në qytetin e Peshkopisë, janë konfliktuar për motive të dobëta me dy shtetas ( punonjës policie që ndodheshin jashtë detyrës), duke u shkaktuar dëmtime të lehta truprore.

Menjëherë kanë ndërhyrë shërbimet e Patrullës për shoqërimim në Komisariat të dy vëllezërve, të cilët i kanë kundërshtuar punonjësit e patrullës duke i penguar në kryerjen e detyrave të tyre funksionale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Top Channel