“Po infektohen më shumë të rinjtë”/ Komiteti i Ekspertëve: Fluturimet me Britaninë, të pezulluara deri më 1 shkurt

16/01/2021 14:29

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur të mos hapë fluturimet me Britaninë e Madhe deri në datën 1 shkurt, e më pas do të pritet një vendim i dytë.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu theksoi se fluturimet me Britaninë do të jenë të pezulluara deri më 1 shkurt, për shkak të përhapjes së koronavirusit të ri në këtë vend.

“Fluturimet me Britaninë e Madhe do të mbeten të pezulluara deri më 1 shkurt. Më pas do të kemi një rivlerësim mbi këtë vendim”, tha Manastirliu.

“Është vënë re rritje e rasteve me Covid në grupmoshën 15-24 vjec, grupmoshë që ka patur një qëndrueshmëri gjatë kësaj kohe. Karakteristikë për këtë periudhë. Pavarësisht rritjes që vëmë re edhe në grup mosha të tjera.

Kjo lidhet me shumë faktorë, mes tyre edhe festat e fundvitit, por kërkon sa më shumë kujdes. Është një grup që frekuenton edhe shkollat e mesme, është një situatë që kërkon kujdes.” u shpreh Bino, ndërsa theksoi varianti i ri i Sars Cov 2, nuk është  evidentuar deri më tani në vendin tonë.

Top Channel