Për’puthen/ Erdhi me “shpatë në dorë” për Tean, kush janë vajzat që ka takuar Andi ‘i ri’ para programit (FOTO)

16/01/2021 18:27

Hyrjet e reja të djemve në emisionin “Për’puthen” shkaktuan shumë debate në studio për shkak të deklaratave të ndryshme që bënë. Mes tyre pikasi Andi Artani, 24-vjeçari me origjinë nga Kosova, jeta e të cilit u zhvillua mes Kosovës dhe Nju Jorkut në Amerikë.

Që në prezantim, Andi u shpreh se është i interesuar për dy vajza, por njërën prej tyre duket se e ka njohur para se të hynte në program.

“Doja të bëhesha pjesë e këtij programi për tre arsye. Fakti i parë që është në Shqipëri dhe e dua shumë Shqipërinë. E ndjej veten si në shtëpinë time të dytë. Arsye e dytë është me ju tregu disa çunave këtu se si duhet të sillesh me vajzat. Arsye e tretë është për të parë se cila nga gocat është e zonja t’ma rrëmbejë zemrën.

Për ti takuar kam qejf të gjitha. Por kam veçuar Anën dhe Tea. Dhe po më vjen keq që nuk është Armandi këtu se i kisha bërë ca debate më të”, tha Andi.

Fotografia e festës së këngëtarit shqiptar, Ardit Çuni nxjerr zbuluar se Tea dhe Melisa kanë qenë në ditëlindjen ku ishte i ftuar dhe Andi 2. Ende nuk dihet nëse kanë pasur kontakt gjatë festës apo kanë qëndruar larg dhe nuk ka pasur asnjë bisedë mes tyre.

Për fotografitë që kanë nxitur debat në rrjet, pritet që të sqarohet gjithçka në puntatën e radhës të Për’Puthen në Top Channel.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel