27/11 08:19
Një aeroport i braktisur ka tërhequr vëmendjen e fotografëve në Shangai për shkak të ndryshimit që ka pësuar.
Dikur ky aeroport ishte një pistë 1830 metra e gjatë ndërsa tani është një park përrallor, me mbi 2200 pemë, 82 lloje bimësh dhe një kopsht fantastik për të kaluar momente relaksi duke parë zogjtë.
Projekti është realizuar nga kompania Sasaki, e cila ka transformuar tërësisht një sipërfaqe betoni, siç ishte pista e aeroportit Longhua, i hapur për fluturime për 80 vite deri në vitin 2011.
Puna për shndërrimin e pistës në park nisi në vitin 2016 dhe përfundoi në prill 2020.
Top Channel