Dëmet pas përmbytjes, fermerët e Zadrimës: U mësuam me vërshimin e ujërave

16/01/2021 19:43

Reshjet e shiut në qarkun e Lezhës sollën problematika të shumta sa i takon përmbytjeve të tokave bujqësore, banesave por dëmtuan ura dhe rrugë në disa fshatra të Lezhës. 

Fermerët e Zadrimës tregojnë se përmbytjet në zonën e tyre janë të shpeshta për shkak të Lumit Gjadër. Tokat për ditë me radhë  qëndruan nën pushtetin e ujit duke prishur të gjitha kulturat bujqësore.

Kanalet janë pastruar, tregojnë banorët pasi në të kundërt situata do të ishte edhe më e rëndë.

Uji tashmë në pjesën më të madhe është larguar por fermerët  frikësohen nga përsëritja e kësaj situate.

Top Channel