Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi në takim me të rinjtë në Cërrik ka deklaruar se LSI dëshiron të krijoi mundësi dhe hapësira të reja për të rinjtë.
Sipas Kryemadhit LSI është e vetmja forcë që ka krijuar hapësira për të rinjtë. Ajo ka shtuar se rinia sot vuan mungesën e punësimit, ndërsa shton se për LSI, arsimi nuk është shpenzim por një investim i madh.
Pjesë nga deklarata e Kryemadhit:
Altini ka qenë një figurë që i është përkushtuar qytetit. Sot ishim me Altinin në shumë takime, ishim në Klos, Shalës, Gostimë ku u takuam me banorët, me qytetarët. Sot jemi në mes të qytetit të Cërrikut, një nga problemet kryesore që kanë kudo si në Komuna si kudo është largimi i të rinjve. Nuk është vetëm në Cërrik, është në të gjithë Shqipërinë, kudo që kemi qenë, Shkodër, Lezhë, Vlorë, Durrës, Korçë, Tiranë, të rinjtë po largohen. Një nga arsyet që të rinjtë po largohen është mungesa e mundësive për tu punësuar. Një nga arsyet e tjera është pagat për punët që bëjnë nuk janë ato që shpresojnë dhe duhet të marrin. Një nga problemet e tjera kryesore është edhe faktori që i nxit dhe keqqeverisja për të mos krijuar hapësira për të rinjtë. Ne ndjejmë këtë dhe një angazhimet tona kryesore jo vetëm që të rinjtë t’i kthejmë vendimmarrës në politikë por dhe politikbërës. LSI është e vetmja parti politike që ka krijuar hapësira për të rinjtë, e vetmja parti politike që iu ka dhënë shanse të rinjve, duke filluar me Erisa Xhixhon që ka qenë kryetarja e parë e LRI, Endrit Braimllari, Klajda Gjosha, Floida sot që janë pjesë përbërëse e strukturës dhe vendimmarrjes së LSI por ne nuk duam të ngelemi këtu. Duam të krijojmë hapësira të reja për të rinjtë, hapësira pafund. Ju jeni studente dhe të thashë ca probleme keni, shumë me the. Dhe si ty janë të gjithë dhe nuk ka rëndësi vetëm diskutimi por dhe ti japim zgjidhje problemeve të të rinjve sepse e vetmja mënyrë që ju të qëndroni në Shqipëri është kjo. Në Cërrik sot mundësitë e punësimit janë zero me ca kam kuptuar. Në fakt kur po vinim po dëgjoja sesi komunikimi që ka qeveria me qytetarët e ka nëpërmjet konferencat nuk e ka bashkëbisedimit. E kanë komunikim virtual jo njerëzor dhe një nga problemet kryesore mungesa e komunikimit të tyre.
Çështja e punësimit nuk është vetëm në Cërrik. Edhe në qytetin e Elbasanit, është në Gramsh po ashtu ku ka me qindra të rinj që janë larguar nga Gramshi apo në Belsh edhe pse janë zona turistike dhe zona që kanë zhvillim të bujqësisë apo po themi plantacione të tëra të mbjellja me pjeshkë me sera, me domate,që kanë mundësitë e zhvillimit dhe përpunimit ku këto krijojnë jo vetëm hapësira për krijimin e vendeve të reja të punës. Por duke rritur dhe standardin dhe cilësinë e produkteve bujqësorë tonat të cilat përpunohen ato do të krijojnë dhe mundësinë e eksportimit apo dhe krijimin e disa mundësive të tjera për inxhinierinë ushqimore apo degë të ndryshme të cilat vijnë si rrjedhojë e bërjes së një plani. Ne shumë shpejt jemi në shfaqjen e politikave tona programore ku nuk kemi vetëm çështjen e punësimit për bujqësinë dhe ekonominë por do të kemi dhe për projekte që kanë lidhje me rininë shqiptare. Në kuadrin që Floida si Kryetare e LRI i ka shprehur jashtëzakonisht që quhet ‘Mëso dhe Fito’. Për shumë studentë që janë dhe në kuadrin. Janë studentë por ju krijohet dhe mundësi e punësimit për të rritur kualifikimet por për të pasur dhe një ndihmë ekonomike për familjet.
Ndërkohë nga ana tjetër është akoma dhe më e rëndësishme politike kundër shpopullimit sepse shpopullimi po krijon një nga plagët më të mëdha shqiptare, të vendit, të vazhdimësisë, të krijimit të historisë së një vendi. Sepse nëse ne nuk do të kemi më të rinj dhe të reja që jetojnë dhe punojnë në Shqipëri dhe që ndërtojnë familjet e tyre sigurisht që popullsia jonë do të fillojë dike u plakur Dhe siç ka filluar duke u plakur me ritme shumë të shpejta. Unë në fakt sot e nisa ditën ën Tiranë në njësinë nr 4 ku ishim me profesor Mond Haxhinaston dhe diskutonim për problematikat që kishin banorët. Sot kemi qenë në Cërrik do të vazhdojmë përsëri në takime të tjera që do të jemi hap pas hapi. Unë do ju bëja thirrja që të pajiseshit me kartat e identiteti. Jam e bindur që të gjithë jeni të pajisur m,e karta dhe nuk ju kanë skaduar. Sepse jeni të gjithë mosha 20-22, i keni këto por të bisedoni me familjarët tuaj. 100 ditë na ndajnë, iku dita e 100 nesër 99 nga ata 25 prill. Unë do kërkoja që secili nga ju ti kushtonte 10 minuta një miku, një familjari, që në 25 prill ti drejtohet kutisë së votimit për të ndryshuar këtë realitet.
Top Channel