Policia londineze njoftoi arrestimin e 4 shqiptarëve pjesë e grupi të strukturuat kriminal të cilëve iu kapën  £340,000 cash dhe një sasi kokaine me vlerë £400,000.

Operacioni skuadrës së  Organised Crime Partnership, bashkë me  NCA u zhvillua të mërkurën në disa adresa në  Londër dhe Essex.

Rrustem Dauti, 30 vjec dhe Fisnik Kurtucai, 32 vjec u arrestuan në Cambridge Road North, Chiswick, nga ku iu sekuestruan  £100,000 cash. Më pas do të arrestohej  Florian Meshi, 22 vjec për mbajtje të dokumenteve të falsifikuara dhe shitje droge.

Në shtëpinë e Rustem Dautit u gjetën £140,000 cash përfshi përzierës droge dhe kokainë. Ndërsa Azem Gashi, 26, vjec u kap me 4 kile kokainë dhe £100,000 cash.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel