Papa Francesku ka marrë dozën e parë të vaksinës anti Covid. Nga Vatikani nuk ka një konfirmim zyrtar, por mediat ialiane kanë arritur ta zbulojnë këtë fakt përmes revistës America, e cila drejtohet nga jezuitë amerikane të cilët janë shumë të afërt me Atin e Shenjtë.
Vaksinat e Pfizer/ BionTech kanë mbëritur tashmë në Vatikan dhe fushata e imunizimit nisi në Aula Paolo VI. Do të vaksinohen si qytetarët e Vatikanit, që janë gati 600, ashtu dhe rreth 5 mijë punonjës bashkë me të afërmit e tyre.
Për të ruajtur vaksinat, janë blerë frigoriferë të posaçëm për temperaturë tejet të ulëta. Prioriteti, sipas autoriteve përjëgjesë të Shëndetësisë, “ do të jetë të vaksinohen më së pari personeli i sigurisë dhe ai sanitar, të moshuarit dhe anëtarët e punonjësit që kanë kontakte më të shpeshta me publikun”. Vetë Papa e kishte përmendur këtë gjë pak ditë më parë.
“Besoj se është etike që vaksinën ta marrin të gjithë, sepse nuk është në lojë vetëm shëndeti yt dhe jeta jote, por edhe ajo e të tjerëve. Nuk e kuptoj përse disa thonë se vaksina është e rrezikshme, kur janë vetë mjekët ata që ta ofrojnë”, u shpreh Kreu i Kishës Katolike.
Top Channel