Vendi ynë gradualisht është prekur nga vala e të ftohtit polar që në fillim të kësaj jave kishte përfshirë Evropën. Temperaturat e ulëta dhe lagështia e ajrit do të sjellin reshje dëborë në pjesën më të madhe të territorit, por në sasi jo të konsiderueshme.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -7°C në 01°C, në zonat e ulëta nga 01ºC në 06°C dhe në zonat bregdetare nga 04°C në 8°C.

Era do të fryej në drejtim Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë mbi 4 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të paqëndrueshëm i shoqëruar me reshje dëbore në të gjithë territorin. Temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore nga -6°C në 00°C dhe në zonat e ulëta nga -3°C në 03°C.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit për qytetet kryesore të Shqipërisë, Kosovës dhe botës:

FOTO GALERI
2/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA