Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama mbrëmjen e sotme i ftuar në emisionin “Open” në Top Channel ka folur rreth vaksinimit të tij me vaksinën Pfizer.
Sipas tij vaksinimi është i rëndësishëm për shkak se secili që e bën vaksinën nuk është më hallkë shpërndarje infeksioni.
Ndërkohë për sa i përket vaksinave të para të mbërritura në Shqipëri Rama ka ritheksuar se nuk do ta thotë emrin e shtetit dhurues. Ai ka shtuar se këtë do ta bëjë në një moment të dytë, por në këtë kohë do të ruaj konfidencialitetin.
Rama: Nuk e di cdo me thënë doraai se nuk e di të ketë një dorë kaq të gjatë. Vaksinat kanë ardhur si kanë vajtur kudo me mjetin e transportit. Me të gjitha kushtet e transportit. Kanë qenë të shoqëruar me njësi speciale sigurie dhe janë marrë në dorë nga autoritetet tona dhe një njësi tjetër speciale e jona. Kanë ardhur si në të gjithë botën. Na e ka kërkuar shteti dhurues që të mos e nxjerrim emrin. Ka qenë një dhuratë për Shqipërinë. Unë e kam kërkuar si lypsi më i dalluar. Më këto kushte konfidencialiteti është i pathyeshëm. Në një kohë të dytë do të themi.
Top Channel