Pa tru apo i patrembur? Ky është momenti shokues kur një lejlek tregoi trimërinë e tij duke u ulur në kurrizin e një aligatori të frikshëm dhe qëndroi aty ‘për një xhiro’.
Pamjet e pabesueshme tregojnë aligatorin duke notuar rrotull liqenit Gatorland, Florida, me zogun e madh mbi kurrizin e ti, pa e vrarë mendjen fare për rrezikun.
Megjithse një tjetër aligator tjetër notonte aty rrotull, zogu i bardhë duket krejt i rehatuar mbi kurrizin e mikut të tij të ri.
Në një moment lejleku vendos se nuk dëshiron të qëndrojë më dhe ngrihet në fluturim, por disa çaste më vonë ndryshon mendje dhe rikthehet në kurrizin e bishës.
Megjithë kthimin e lejlekut, aligatori përsëri nuk tregon shenja bezdisjeje dhe nuk bën asnjë tentativë për të sulmuar zogun.
Savanna Boan, ish-ushtarake, koordinatore e Gatorland, thotë se filmoi momentin e mahnitshëm në “kohën e zbavitjes”, kur vizitorët lejohen të ushqejnë aligatorët.
Ajo tha: “Ato janë çafka e lejlekë të egër. Vijnë në Gatorland çdo vit për të çelur vezët. Zogjtë këtu në Gatorland duken mjaft të guximshëm por kjo nuk ndodh shpesh. Jaws është një nga aligatorët më kokëfortë dhe zakonisht zogjtë nuk i afrohen”.
Në një moment gjatë lundrimit të dyshes së pazakontë, lejleku zhyt sqepin e tij në ujë pa u trembur nga pasojat e mundshme.
Savannah thotë: “Unë u shokova nga fakti që po lejonte zogun në kurrizin e tij dhe e thirra në breg. Dhe ai e bëri, aligatorët tanë i njohin emrat e tyre. Gatorland ka qenë kryeqyteti botëror i aligatorëve që prej vitit 1949. Nuk besoj se lejleku ishte shumë i rrezikuar, ai mund të fluturojë në çdo moment, por ishte gjithsesi e guximshme”.
Savannah shpërndau videon në Instagram dhe ajo është shikuar nga më shumë se 40,000 vetë.
Top Channel