Të privuar nga kontaktet fizike për shkak të Covid-19, banorëve të shtëpive të të moshuarve në një provincë italiane, u është dhënë sërish mundësia të shfrytëzojnë një zgjidhje origjinale.
Një dhomë përqafimi që fryhet dhe që është e lëvizshme, ku ata mund të shtrëngojnë mes krahëve të dashurit e tyre në siguri të plotë. Iniciativa u ndërmor në provincën e Avellino-s, jo larg nga Napoli dhe u mundësia falë një konsorciumi të specializuar në shërbimet sociale, dhe që nga krishtlindjet, dhoma e përqafimeve ka qenë funksionale dhe ka udhëtuar madje nëpër provincë duke u ndalur për disa ditë në çdo shtëpi të moshuarish.
“Sigurisht që kjo dhomë sjell emocione shumë të forta dhe po ashtu përbën një shpresë për të ardhmen sepse duket si fillimi i një lloj normaliteti. Kontakti, që deri më tani nuk ka ekzistuar, po rikthehet dhe ata që thuajse ishin dorëzuar, duke pranuar se nuk do të mund të përqafonin më të dashurit e tyre, tani mund të shpresojnë sërish”.
Dhoma e përqafimeve ka sjellë gëzim në katër shtëpi të moshuarish në zona duke u dhënë rreth 200 të moshuarve mundësinë që ta shfrytëzojnë atë. Të moshuarit jetojnë larg shtëpive ku kanë kaluar një jetë të tërë, larg familjeve dhe janë të ngarkuar me një dozë të lartë trishtimi e nostalgjie. E në një situatë të tillë, kur ata ishin privuar edhe nga përqafimet, kjo dhomë speciale, është një bekim.
Top Channel