Debat në studio/ Melisa i kthehet Erlindit: Je xheloz ti? Atdheu është i mirë, i bukur dhe më tërheq fizikisht

12/01/2021 18:45

Puntatën e sotme në “Për’Puthen” u publikua takimi romantik mes Atdheut dhe Melisës.

Melisa u shpreh se gjatë gjithë kohës i vinte për të qeshur (çka e bëri Borën ta pyeste nëse mos vallë ishte kjo një shenjë që tregonte se ajo e pëlqente), ndërsa Atdheu deklaroi se kishte pak emocione.

Gjatë bisedës në studio, ndërhyri Erlindi, i cili tha se vajzat “shkrihen pas Atdheut” dhe se nuk duhet të fokusohen vetëm në pamjen e tij të jashtme, por duhet të përpiqen ta njohin më thellë.

“Je xheloz ti? Atdheu është i mirë, i bukur dhe më tërheq fizikisht”, tha Melisa.

FOTO GALERI
2/11

Top Channel