Reshjet e dendura të shiut, gjatë mbrëmjes së të dielës kanë përkeqësuar edhe me tej situatën e përmbytjeve në bashkinë e Shkodrës.
Mbi 1800 hektarë tokë janë nën ujë ndërsa dëmet me të mëdha raportohen në njësinë administrative të Anës së Malit, atje ku Oboti vijon të jetë i izoluar. Shqetësues mbetet edhe niveli i liqenit të Shkodrës,aktualisht në kuotën 8.6 metër, vetëm 10 centimetër larg pikës maksimale.
Por padyshim një nga zonat më të dëmtuara në nënShkodër, është njësia administrative e Dajcit me rreth 800 hektarë tokë nën ujë. Shkaktari kryesor është dalja nga shtrati e lumit Buna ku gjatë kësaj të hënë, ishte 13 cm mbi kuotat maksimale.
Reshjet e shiut me intensitet të lartë gjatë orëve të fundit, kanë rritur nivelet edhe në Hidrocentralet e Komanit dhe Vau i Dejësit. Deri në mesditën e së Henës, KESH raportoi zyrtarisht për 1100 metër kub shkarkime ne total.
Top Channel