Aksioni i Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit vijon në Lotin e tretë në zonën e Astirit, ku do të ndërtohet Unaza e Madhe e Tiranës.

Ditën e sotme, IKMT do të prishë 39 objekte të madhësive 1-4 kate, të cilat kanë funksione të ndryshme shërbimi.

Më parë, IKMT ka kryer aksione të tjera në lotin e tretë ku janë shembur objekte të madhësive të ndryshme, një pjesë e të cilave janë shpronësuar sipas legjislacionit në fuqi, ndërsa një pjesë tjetër janë skualifikuar.

Njoftimi i IKMT:

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të nisë sot një tjetër aksion në gjurmën e Unazës së Madhe të Tiranës në zonën e Astirit, Loti III. IKMT ka planifikuar të prishe 39 objekte, nga 1 (një) deri ne 4 (katër) kate me funksione të ndryshme shërbimi.

Top Channel