Indonezi/ Dëshmitarët për avionin: Ra si rrufe, shpërtheu sapo preku ujin

11/01/2021 22:43

“Avioni ra aq shpejt sa na u duk si rrufe; ai shpërtheu me të prekur ujin. Ishte shumë afër nesh. Menduam fillimisht se mos ishte ndonjë bombë apo tsunami, pasi pamë ujin që u ngrit”; rrëfimi i një peshkatari të quajtur Solihin për BBC ishte tronditës.

Ai kishte dalë në det për të peshkuar kur ndodhi ngjarja, dhe nuk ndodhej larg vendit të rrëzimit. Edhe vendasit në një ishull aty pranë thonë se dëgjuan shpërthimit përpara se të gjendeshin copa metalike, e fragmente xhinsesh duke pluskuar në ujë.

Rrëzimi i avionit të shtunën në Indonezi me 62 persona në borde e ka vënë edhe një herë në qendër të vëmendjes sigurinë e industrisë së aviacionit të këtij shteti. Autoritetet indoneziane tashmë kanë njoftuar se kanë gjetur vendin ku besojnë se u rrëzua një aeroplan pasagjerësh Boeing 737, i cili u zhduk nga radari katër minuta pas fillimit të udhëtimit të tij për në Pontianak, në provincën perëndimore Kalimantan.

Indonezia është vendi aziatik ku kamë ndodhur më shumë aksidente ajrore të avionëve të pasagjerëve që nga viti 1945. Në të kaluarën, ato  i janë atribuuar trajnimit të dobët të pilotëve, problemeve mekanike, probleme që lidhen me kontrollin e trafikut ajror apo mirëmbajtjes së dobët të mjeteve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA