Nën një temperaturë me disa gradë nën zero dhe me reshjet e dëborës që nuk pushuan për asnjë moment, Reali i Madridit “ngriu” në një barazim pa gola në transertën e Pamplonës ndaj Osasunës.

Kampionët në fuqi të Spanjës kontrolluan topin për më shumë se 70% të lojës, por nuk arritën të konvertojnë këtë dominim në raste të pastra, pasi vetëm një herë arritën të godasin portën e Osasunës.

Nga ana tjetër vendasit u mbrojtën fort dhe ushtruan presing të vazhdueshëm, teksa në dy momente arritën të shfaqen shumë rrezikshëm me kundërsulmet e shpejta, por pa arritur të shënojnë në portën e belgut Courtois.

Los Blancos nuk ia dalin kështu të shfrytëzojnë faktin që Atletico nuk luajti mbrëmjen e sotme dhe të marrin kryesimin, pasi me pikën e marrë në Pamplona mbeten në vendin e dytë me 37 pikë, një më pak se skuadra tjetër e Madridit.

Top Channel