Një gol i shënuar nga mesfushori skocez McTominay në minutën e 5-të i mjaftoi Manchester United që të mposhtë Watfordin me rezultatin minimal 1-0 dhe të kualifikohet për në fazën e 1/16-ave të FA Cup.

Trajneri Ole Gunnar Solskjaer la pushim shumicën e titullarëve për këtë ndeshje, por gjithsesi ia doli të marrë atë që është më e rëndësishme, fitoren që e çon në raundin tjetër, kjo edhe për faktin që Watford bëri shumë pak për t’i prishur punë.

Siguron kualifikimin më tej edhe Arsenali, që pati nevojë për 120 minuta, që të mposhtë Newcastle-n në “Emirates Stadium”. Koha e rregullt përfundoi në barazim pa gola, ndërsa në 30-minutëshin shtesë ishin talenti Rowe dhe Aubameyang që shënuan dhe vulosën kualifikimin.

Top Channel