Bayer Leverkusen u ndal nga Werder Bremen. Në Bay Arena skuadra e aspirinave nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1. Të dy golat e kësaj sfide u shënuan në pjesën e dytë dhe ishte Werder Bremen që shënoi i pari me Toprak.

Kur kishin mbetur 20 minuta nga fundi një autogol i Augustsson i dha mundësinë Leverkusenit që të barazojë shifrat 1-1, një rezultat ky që nuk ndryshoi më deri në fundin e sfidës.

Në ndeshjet e tjera bie në sy fitorja e parë sezonale e Schalke që i dha në këtë mënyrë fund makthit të saj me rezultatet e njëpasnjëshme negative. Schalke mundi Hoffenheimin 4-0 dhe protagonist u bë Hoppe, autori i 3 golave ndërkohë që la gjurmën e tij edhe Harit.

Top Channel